Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla renditi arsyet pse presidenti Ilir Meta meriton të shkarkohet. Në foltoren e Kuvendit, ai tha se kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke nxitur dhunë dhe trazira me deklaratat e tij.

 

“Kurrë nuk kemi pasur president kaq banal. Jemi të bindur se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë dhe në mënyrë tepër flagrante Kushtetutën, nuk ka ushtruar detyrën e tij, siç përcaktohet në Kushtetutë. Ai nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi, e ka nxitur atë që sollën si pasojë dalje të organizuar të militantëve të opozitës në rrugë, duke terrorizuar qytetarët, deri në kryerjen e konflikteve me armë. Deklaratat dhe mesazhet e intensifikuara të presidentit në atë periudhë favorizonin partitë opozitare dhe denigronin mazhorancën, duke shkelur kështu paanësinë politike, që Kushtetuta i ka veshur presidentit. Të gjitha aktet e kryera nga ai, janë në kundërshtim me etikën ligjore dhe denigrojnë figurën e institucionit të Presidentit të Republikës. Aktet e kryera nga presidenti janë shkelje të rënda të Kushtetutës dhe prandaj kërkojmë shkarkimin e tij. Ai ka humbur rolin e përfaqësuesit së unitetit kombëtar. Ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës në pushtet dhe popullit që e mbështet atë mazhorancës.”

 

Gjatë kësaj seance parlamentare pritet të miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *