Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të nisë të hënën një vizitë zyrtare në Tiranë. Mësohet se vizita e tij do të jetë dy-ditore, ndërsa do të ketë takime të nivelit të lartë me krerët e politikës.

 

Të hënën ai do të takohet me ambasadorin e BE, Luigi Soreca në orën 11:00; me kryeministrin Edi Rama në orën 11:30, me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët; me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe krerët e grupeve parlamentare në orën 14:45, si edhe me presidentin Ilir Meta në orën 16:00. Sassoli do të bëjë edhe një ndalesë në seancën plenare në orën 15:15, ku pritet të mbajë një fjalim.

 

Vizita e tij do të vijojë edhe përgjatë të martës, e cila do të jetë një ditë e dedikuar opozitës jashtëparlamentare. Në orën 10:45 Presidenti i PE ka planifikuar një takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD.

 

Vizita e David Sassolit vjen pas atij të Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili midis të tjerash erdhi këtu për të diskutuar edhe për Konferencën e Donatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *