Italia fqinje ka zbatuar izolimin më të rreptë në shkallë vendi për 4 muaj e duket se tashmë njerëzve u ka humbur durimi. Protesta e radhës është ajo e artistëve. Qindra aktorë, valltarë, stilistë, rrobaqepës, artistë rruge dhe shumë operatorë të tjerë të sektorit të argëtimit, protestuan në rrugët e Romës.

Edhe pse vendi gjendet në fazën e tretë të rihapjes graduale dhe shumica e bizneseve e kompanive i janë rikthyer punës, protestuesit kundërshtojnë politikat e qeverisë të cilat i konsiderojnë diskriminuese.

Në mesin e krizës ekonomike, ata shprehen se rregullat e distancimit dhe masat e tjera mbrojtëse në kuadër të pandemisë, kanë paralizuar aktivitetin e tyre. Gjatë protestes pati edhe moment perplasjeje me policinë.

Edhe kinematë janë prekur ndjeshëm duke humbur audiencën. Në një hapësirë me kapacitet prej 160 personash, tashmë lejohen vetëm 40 të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *