Subscribe

Inspektori i Lartë, Artur Metani deklaroi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se operacioni i fundit i Prokurorisë Antikorrupsion në Gjykatën e Krujës, ku u prangos Enkeleida Hoxha dhe 9 persona të tjerë, tregoi se drejtësia e re po punon me konsekuencë për të zbatuar detyrimet ligjore.

“Përshendes aksionin e djeshëm të SAPK. Ky rast dhe raste të tjera tregojnë se drejtësia ka dy anë: Drejtësia e vjetër që i nënshtrohet ligjit dhe drejtësia e re që punon me konsekuencën për zbatimet e veta ligjore. Kjo është një luftë që kërkon kohë. Rëndësi ka që të kuptojnë të tërë tashmë që drejtësia arrihet kur jemi të gjithë bashkë. Është koha e përshtatshme që ta shndërrojmë drejtësinë shqiptare në atë që meriton secili prej nesh.”

Metani tha se kërkesa për shkarkimin e gjyqtares në Këshillin e Lartë Gjyqesor është dërguar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë që në fillim të dhjetorit.

“Është një proces që është dërguar nga ILD që në fillim të dhjetorit, i është drejtuar këshillit me kërkesën për shkarkimin e magjistrates. Janë bërë dy senaca tashmë. Këshillit i kam kërkuar që duhet të merren masa që seancat mos të lihen në afate kohore të gjata.”

I pyetur se çfarë mesazhi përcjellë ky reagim i institucioneve të reja të drejtësisë, Metani theksoi: “Mesazhi është që: për sa kohë do respektohet parimi i shenjtë i ndarjes së pushteteve dhe bindjes së brendshme të gjyqtarit dhe prokurorit në vendimmarrjet e veta, aq i rëndësishëm është edhe mesazhi që çdo veprim i paligjshëm është në monitorim nga institucionet e reja të drejtësisë dhe nuk do të shkojë pa u ndëshkuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *