Subscribe

Një operacion i inicuar nga SPAK ka çuar në disa arrestime të bujshme në Krujë. Të paktën dhjetë persona janë vënë në pranga dhe disa të tjerë janë shoqëruar për llogari të SPAK.

 

Burime për “Vizion Plus” thanë se janë zhvilluar hetime dhe përgjime gjatë muajve të fundit, që çuan mëngjesin e kësaj të enjteje në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi, kancelarin dhe avokatin Aldo Tabaku.

 

Këto persona, por edhe të tjerë të vënë në pranga, dyshohet se kishin ngritur një skemë kriminale për lirimin e personave nën akuzë, kundrejt pagesës së parave.

 

Duhet theksuar që gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha u përfol kohë më parë për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, personazh i njohur i botës së krimit në Durrës. Gjë për të cilën ishte nën procedim edhe nga ILD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *