Subscribe

Dëshironi të kuptoni se si ruhen dokumentet e shtetit ndër vite? A doni të dini si restaurohen librat, kodikët apo videokasetat e vjetra ku ruhet historia? Nga data 18 dhjetor, gjithçka do të mund ta zbuloni në Arkivin Qendror të Shtetit.

 

Dhe jo vetëm kaq. Profesionistët që për vite kanë punuar në Arkivin e Shtetit do t’ju shpjegojnë proceset e përpunimit, mikrofilmimit, digjitalizimit dhe restaurimit të dokumenteve arkivore.

 

Përgjatë një jave të gjithë do të kenë mundësinë për të parë nga afër Kodikët e Beratit dhe Elbasanit, materialet më të kërkuarat nga shqiptarët dhe të huajt e të njohura si fletët më të bukura të arnuara me dorë.

 

Vizion Plus kaloi mes rreshtave ku ruhet trashëgimia më e vyer Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik. Por, në këto korridore mund të vije çdokush nga data 18 e deri më 22 dhjetor.

 

Java “Arkivat e Hapura” do të  çelet për herë të parë në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe do të përsëritet çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *