Arabisë Saudite sërish ka përsëritur thirrjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur një kufi në atë që e përshkroi si sjellje agresive, dhe akte sabotimi nga ana e Iranit.
Eksportuesi më i madh i naftës në botë, ka thënë se shenjat paraprake tregojnë se Irani duhet të fajësohej për sulmet mbi objektet e naftës saudite.
Nga ana tjetër Arabia Saudite hedh poshtë pretendimet e rebelëve Huthi të Jemenit, të cilët e morën përgjegjesinë për sulmin.
Grupi gëzon përkrahjen e Iranit, mirëpo Teherani ka mohuar përfshirjen në sulm.
Më 14 shtator, ndodhën disa sulme në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.
Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për sulmet përderisa ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit.





