Mbretëria e Bashkuar ka marrë në dorëzim dozat e para të vaksinës anti-Covid të prodhuar nga  kompania AstraZeneca-Oxford.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli.

Kjo vaksinë, të cilën e ka porositur në masë të madhe edhe Italia, është e vetmja që përdoret aktualisht që mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit.

Qeveria angleze ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës së AstraZenecës e cila është prodhuar në bashkëpunim të ngushte më Universitetin e famshëm britanik Oxford.

Deri më tani Anglia kishte vijuar procesin e vaksinimit me dozat e Pfizer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *