Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti i njohur Ergys Mërtiri deklaroi se në Shqipëri nuk ka vetëm një qeveri të keqe, por një shtet autokratik. Sipas tij, po shemben themelet e demokracisë dhe sot nuk ka insitucione qe të vënë përballë përgjegjësisë qeverinë.

“Rama, ndryshe nga qeverisjet e mëparshme, nuk është thjeshtë një qeveisje e keqe, por synon të zhbëjë themelet mbi të cilat politika shqiptare është drejtuar këto 30-vjet. Të zhbëjë pikë së pari, rendin kushtetues. Rama përpiqet të kapë çdo institucion në këtë vend. Është afër përmbylljes së projektit të tij, për të krijuar një shtet autokratik. Një shtet, ku një njeri, sundon, jo me frymën e ligjit, por sipas vullnetit të tij. Duke shndërruar të gjitha institucionet e vendit dhe çdo hapësirë që prodhon pushtet në zgjatim të vullnetit të tij. Që do të thotë, nuk kemi më Kushtetutë e cila gjykon palët dhe vendos kujt i shkon e drejta, por kemi një lider i cili kontrollon Gjykatën Kushtetuese. Nuk kemi më institucione parlamentare të pavarura të cilat prodhojnë atë që është thelbi i demokracisë llogaridhënia e qeverisë. Sot nuk kemi. Sepse, s’kemi asnjë institucion që e vendos qeverinë përballë përgjegjësisë për të dhënë llogari.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *