Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina i cili ndodhet në stadiumin “Allianz Arena” aty ku për pak do të nisë superfndeshja e vitit finalja e Champions League, Interi-PSG, ka dhënë detajet e fundit.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, Sina ka theksuar se në Allianz Arena atmosfera është fantastike, dhe se numri më i madh i tifozëve është ai i Interit.
Kujtojmë që sfida e sotme do të jepet LIVE në ekranin kampion në televizionin kombëtar Vizion Plus dhe në platformën Tring.
Pjesë nga biseda:
Zili: Mund të na thuash të rejat më të fundit nga Allianz Arena?
Sina: Duhet theksuar se për shkak të trazirave në metronë qendrorte të Mynihut ku janë përplasur tifozët, ka patur një kaos të udhëtimit të tifozëve, kjo ishte shkak edhe i vonesës tonë. Është një lumë i madh tifozësh që po futen në Allianz Arena, shumica do të jenë tifozë të Interit. Interi synon trofeun e katërt. Ende nuk janë bërë zyrtare formacionet. Te Interi nuk ka ndryshime, i vetmi dilemë është Biscek apo Pavard.
Zili: Do të kemi dy skuadra përballë njëra-tjetrës, një skauadër me shumë lojtarë të rinj si PSG, dhe Inter me lojtarë me moshën mesatare 28-vjeç, kush mendon se fiton?
Sina: Finalet janë të vështia për tu parashikuar. Duhet thënë se PSG është një skaudër e freskët me një pejsë të dytë të szonit fantastike, me lojtarë shumë të mirë, nga porta në mbrojtje dhe në sulm shpërthyes. Përballë makineria italiane, skuadër eksperte. Unë parashikoj një finale vërtetë me 50 me 50, episodet mund të vendosin gjithçka. Në Vizion Plus do të kemi një mbrëmje të jashtëzakonshme.





