Raundi i ardhshëm i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të Teheranit do të mbahet në më pak se një javë. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm iranian, duke thënë po ashtu se kishte përparim në negociatat e fundit.
Abbas Araghchi tha se bisedimet ishin “më seriozet” deri më tani dhe se Teherani e kishte bërë të qartë kërkesën e tij për lehtësimin e sanksioneve.
“Ne kemi bërë përparim shumë të mirë dhe kemi punuar shumë seriozisht mbi elementët e një marrëveshjeje, si në sektorin bërthamor ashtu edhe në sektorin e sanksioneve”, tha Araghchi për televizionin shtetëror iranian.
Sipas ministrit, bisedimet në nivel teknik do të fillojnë të hënën në Vjenë. Raundi i tretë i bisedimeve u zhvillua në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësitë për veprim ushtarak, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për ta frenuar programin bërthamor të Iranit.





