E enjte, 15 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Politikë

Çfarë ndodh në 5 mars? Zili: Fati i Ballukut është në pikëpyetje

Çfarë do të ndodhë më 5 mars me imunitetin e Belinda Ballukut? Kjo ishte një tjetër pyetje që u diskutua këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio, kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili, deklaroi se fati i zonjës Balluku mbetet në pikëpyetje dhe duhet parë si do të lëvizin gjërat në ditët në vijim.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Zili: 5 marsi varet nga shumë faktorë. Nëse zoti Rama do ta mbronte 100% zonjën Balluku, do ta bënte sot në grupin e PS-së. Sot nuk patëm një qëndrim final. Ky lloj hezitimi duhet mbajtur shënim. Deklarata e Ramës që pret raportin e komisionit – ky lloj raporti do të përballet me atë që ka dosja.

Reklamë

Borakaj: Ata nuk e kanë marrë USB-në e dosjes.

Luku: E kanë marrë.

Zili: Si rregull, e kanë marrë vetëm ata që janë në Këshillin e Mandateve. Çfarë mund të përmbajë raporti? Raporti janë dosje që bazohen te të dhënat e SPAK-ut. Këtu mund të kemi dy përplasje: që ti mund ta mbrosh zonjën Balluku, por nesër mund të dalin gjëra të tjera. Ndaj zoti Rama thotë: unë pres raportin. Tjetra, duhet të shohim faktorët e tjerë, ku janë ndërkombëtarët, por edhe vetë SPAK-u. Për mua, akoma nuk ka një vendim definitiv; është në pikëpyetje fati i zonjës Balluku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë