E enjte, 15 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Ndryshime në qeveri/ Rama merr vendimin, largon Belinda Ballukun dhe disa ministra nga kabineti

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Reklamë

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, ka zënë vendin e Elisa Spiropalit, duke u emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Reklamë

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

Edhe Ministria e Mbrojtjes ka pësuar ndryshim. Pirro Vengu është larguar nga detyra e ministrit, duke u emëruar në vend të tij Ermal Nufi. /vizionplus.tv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë