Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e...

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi, pretendon...

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600 mijë persona...

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në...

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e të nxehtit...

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti kur arrestohet...

Stuhi në Elbasan, era e fortë rrëzon pemët në...

E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)

Fyerjet ndaj presidentit Erdogan, arrestohet komediani Deniz Goktas

“Ata nuk ishin atje për ne”, Trump: Marrëdhënia me...

Ndryshimet në qeveri, Zili: Lëvizje e Ramës, ja grupi që po fuqizohet në PS

26 Shkurt 22:47

Kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama, ku në sy ra largimi nga kabineti i zv/kryeministres Belinda Balluku.

Zili theksoi se këto ndryshime janë një valvul shkarkimi që Rama po përdor në këtë moment për përplasjet brenda PS-së.

Sipas tij, ajo që bie në sy është largimi i Spiropalit, që tregon se një tjetër grup brenda PS-së po fuqizohet.

Zili tha se mbetet për t’u parë nëse lëvizjet e reja do të shërbejnë për të çuar përpara reformat.

“Pse ndryshohet qeveria? Qeveria ndryshohet kur nuk ka punuar siç duhet. Në përgjigje të pyetjes se përse ndryshohet qeveria, përgjigjja është se diçka nuk shkon me qeverinë, ministrat kanë një punë të dobët. Kur sheh që ngec puna e reformave, duhen bërë disa ndryshime. Kjo do të ishte përgjigjja normale.

A është e vërtetë që Balluku, Vengu, Spiropali nuk patën rezultatin e duhur? Kjo është e vështirë të thuhet. A janë të motivuara nga ministrat? Unë mendoj se kjo nuk varet nga puna e ministrave. Për mua kjo lidhet me momentin ku ndodhet mazhoranca sot aktualisht.

Mazhoranca është vendosur prej kohësh nën presionin e SPAK-ut, që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut. Së dyti, kemi presionin e ndërkombëtarëve, që test për Shqipërinë është: ndalni sulmet ndaj SPAK-ut. Pra, e ndodhur në këtë presion, Ramës i duhej një lloj valvule çlirimi.

Së dyti, po të ndalemi pak te emrat, largimi i zonjës Spiropali është një lloj kurbani. Unë e shoh Spiropalin si kurban politik dhe si revansh të një grupi tjetër brenda PS-së. Së dyti, zoti Emral Nufi, i cili ka qenë pjesë e stafit të zonjës Balluku, katapultohet në Ministrinë e Mbrojtjes; kjo forcon pozitat e saj politike brenda qeverisë. Së treti, këtë e përforcon edhe zoti Karakaçi, i cili është një nga emrat e afërt të zonjës Balluku. Janë disa emra që tregojnë fuqinë e këtij grupi politik.

Nëse këta e kanë marrë bekimin e zotit Rama, unë mendoj se ai beson se këta do ta çojnë përpara rrugën e reformave. Se si do ta qetësojë zonjën Balluku, e cila nuk ka folur për akuzat, kjo mbetet për t’u parë.

Kemi lëvizje brenda për brenda. Rikthimi i Toni Gogut në krye të Drejtësisë mund të jetë njeriu i zotit Rama për të bërë atë që nuk është bërë. A ka nevojë të reformohet reforma? Për mua, po. Së dyti, kemi zotin Lamallari që rikthehet te Ministria e Brendshme.

Nëse ndalemi te nevoja për ndryshimet, zotit Rama i duhej një valvul shkarkimi, të krijonte balanca të reja, si dhe të ripoziciononte kritikat brenda mazhorancës që ai ka pasur”, tha Zili.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Ndryshimet Quo Vadis Vizion Plus Zili

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e armëve

më shumë...

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi, pretendon për krime lufte

më shumë...

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600 mijë persona kthehen në shtëpitë e tyre në Liban

më shumë...

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

5:44

Stuhi në Elbasan, era e fortë rrëzon...

5:42

E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)

5:35

Fyerjet ndaj presidentit Erdogan, arrestohet komediani Deniz...

5:34

“Ata nuk ishin atje për ne”, Trump:...

5:06

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap...

4:47

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:31

Ditët me temperatura të larta, ja si...

4:07

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

3:23

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin...

3:03

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane,...

2:47

Njihuni me risinë e Whatsapp që po...

2:10

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u...

2:07

Flakët shkrumbojnë banesën në Krutje të Lushnjes

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1 mijë e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.