Organizata e kombeve të bashkuara e konsideron alarmante gjendjen e zjarreve në pyjet e amazonës.  Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres ka deklaruar se kjo tragjedi mjedisore nuk duhet lejuar të vazhdojë. Ai ka bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare duke i’u referuar raporteve nga autoritetet braziliane, sipas të cilave numri i vatrave të zjarrit ka arritur në më shumë se 100,000, një rritje prej 45 përqind krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

 

Edhe Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, e përkufizoi gjendjen si “katastrofë njerëzore” për popullsinë indigjene në zonë, e që sipas saj, do të ketë një “ndikim të tmerrshëm” mbi të gjithë njerëzimin.

Bachelet i bëri thirrje të gjitha qeverive të vendeve të Amazonës të angazhohen për shpëtimin e saj, duke u kujtuar ndërkohë edhe shteteve të tjera se askush nuk mund ta konsiderojë veten “të përjashtuar nga kriza”.

 

Ndërkohë, Agjensia Evropiane e Hapësirës ka ngritur alarmin për ndotjen e shkaktuar. Pamjet satelitore  e tregojne qarte nje gje te tille. Normat e ndotësve të rrezikshëm si monoksidi i karbonit janë rritur në mënyrë dramatike këtë vit. Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu lëshoi ​​një paralajmërim për shkallën e ndotjes së ajrit.

 

Brenda vitit, niveli i shpyllëzimit ne amazone është rritur me 300%, duke i shtyrë autoritetet të japin alarmin. Gushti është gjithmonë muaj i shoqëruar me thatësira e zjarre natyrore, por këtë vit, masakra mjedisore e Amazonës është përkeqësuar nga fermerët që kërkojnë të hapin kullota e të lirojnë terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *