Subscribe

Ashtu siç pritej, premiera e Al Pazar solli mbrëmjen e djeshme humorin dhe buzëqeshjen e munguar te se shtunës.

 

Ne sezonin e tij te 8 ne Vizion Plus, shoë me i madh i humorit, mori duartrokitjet e publikut përmes surprizave, talenteve te reja si dhe nje skenografie qe garanton një tjetër sezon te suksesshëm.

 

Spektakli i bazuar ne aktualitetin politik dhe jo vetëm, erdhi përmes mjeshtërisë se aktoreve me te spikatur te humorit Agron Llaka, Behar Mera e Xhevahir Zeneli si dhe trupës se madhe te aktoreve qe u ngjitën në skenë me disa personazhe.

 

Audienca vlerësoi çdo përpjekje per te dhëne me te mirën, duke na vlerësuar e ndjekur masivisht ashtu sikurse ka bere ne çdo sezon te Al Pazar ne Vizion Plus.

 

Humori dhe e qeshura nuk do te ndalen, pasi do të vijnë me Al Pazar përmes ekranit të Vizion Plus çdo te shtune ne orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *