Subscribe

Publikohet video 3D, e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë

Në pamjet e publikuara nga mediat e vendit fqinj, shihet se si autobusi fillimisht përplaset me bordurën anësore, ndërsa më pas, ndodh një tjetër përplasje në anë tjetër të rrugës.

 

Sipas projeksionit, kjo përplasje ka rezultuar fatale, pasi mjeti është përfshirë në flakë duke i marrë jetën kështu dhjetëra pasagjerëve.

 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku autobusi që po kthehej nga Turqia me turistë kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u përplas dhe shkaktoi një tragjedi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *