Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Pogradecit.

 

Nga informacionet e para bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete duke shënuar kështu tre të plagosur, por pa pasoja për jetën. Midis të plagosurve është edhe një punonjës policie.

 

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa po kryhen veprime nga policia në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *