Subscribe

 

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaron se deri në fund të vitit rreth 900 shtëpi individuale do të jenë gati, për të pritur familjarët, të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. 500 prej tyre janë banesa në qarkun e Durrësit. Por ministri tha se brenda muajit do të hapen themelet  për shumë objekte kolektive, ose pallate në zonat e miratuara.

 

“Ne jemi të bindur se në zonën e Durrësit deri në fund të këtij viti do të jenë gati 500 shtëpi individuale. Ndërsa sa i përket Tiranës janë 400 të tilla që do të hyjnë familjarët. Brenda 30 ditëve do të hapen themelet në shumë zona të miratuara, për të filluar procesin e objekteve kolektive.”

 

Por, nëpërmjet një ndryshimi ligjor, qeveria parashikon që për rreth 260 shtëpi, familjarëve do tu jepen para në dorë për ti  ndërtuar vetë banesat, pasi janë në zona gjeografike të thella, ku nuk mund të konkretizohet modeli i banesave të miratuara. Por si do të bëhet ndarja e banesa dhe kush dot ë përfitojë i pari.

 

“Ligji parashikon ata që fillimisht janë familjet në nevojë, familjet me viktima, ata që kanë anëtare me aftësi të kufizuara, etj.  Pasi të përfundojë kjo listë këshilli bashkiak hedh shortin, se kush do të përftojë. Flasim për ato familjet që nuk do të strehohen më aty ku ka qënë por në zonat e reja.”

 

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht jetojnë në çadër rreth 1300 familje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *