Subscribe

Nuk ka kaluar pa diskutime dhe pikëpyetje në Komisionin e Ligjeve, miratimi i projektligjit për shtyrjen afatit për dhënien e titujve të pronësisë të tokës bujqësore. Demokrati Oërd Byykbashi dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili, vlerësuan se do të ishte më mirë që afati të ishte më i gjatë. Edhe pse deklaroi votën pro nismës, socialisti Pandeli Majko kërkoi trajtimin më me kujdes të titujve të pronësisë, pasi kujtoi se shteti shqiptar po përballet me fatura të kripura për kompensim, si pasojë e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Pas debateve, komisionerët e mazhorancës votuan pro shtyrjes deri në dhjetor të vitit 2017-të të afatit kur të gjithë fermerët mund të marrin aktin e pronësisë së tokës bujqësore. ndërkohë që opozita abstenoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *