Gjykata administrative ka rrëzuar urdhrin e kryeprokurores Arta Marku, për dy ish-drejtuesit e prokurorisë së Krimeve te Rënda Olsian Cela e Besim Hajdarmataj.

 

Gjykata ka vendosur që të pranoje paditë e dy prokurorëve të cilet i trasferoi kryeprokurorja e përkohshme në rrethe pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes Shullazi.

 

Ky është një vendim që ju hap rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda, kjo edhe për shkak se ka perfunduar edhe afati 3 mujor i trasferimit. Megjithate që kjo të ndodhë duhet të ketë një vendim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *