Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lënë këtë të martë ambientet e burgut të Fierit.
Vendimi u dha në Gjykatën e Fierit, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv për 9 muajt e qëndrimit të tij në qeli, ndërsa edhe Prokuroria dha dakordësinë.
Lexo edhe :
Related Posts
Salianji është pritur nga deputeti Luan Baçi dhe shumë eksponentë të Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, Salianji deklaroi se burgosja e tij ishte vendim politik, teksa theksoi se do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut për të fituar pafajësinë.
/vizionplus.tv






