Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Favorizuan në 20 raste ndërtuesit me taksën e infrastrukturës, Prokuroria e Korçës çon në gjyq dy zyrtarë

30 Qershor 15:18

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka çuar për gjykim dy zyrtarë të Bashkisë Korçë, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të pandehur në këtë çështje janë Zh. B. dhe E. Gj., të cilët në periudha të ndryshme kanë ushtruar funksionet e Drejtoreshës së Urbanistikës dhe Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit.

Nga hetimet e procedimit penal nr.1061 të vitit 2022, ka rezultuar se këta zyrtarë kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme të paktën 20 subjekte ndërtuese, duke u aplikuar taksa shumë më të ulëta nga sa përcakton ligji.

Në thelb të skemës abuzive qëndron ulja e taksës së ndikimit në infrastrukturë, nga norma standarde 8% në vetëm 3%, në 18 raste, dhe në dy raste të tjera nga 4% në 3%, duke shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm për Bashkinë Korçë.

Një ndër rastet më flagrante është ai i ndërtimit të një kompleksi me katër pallate në lagjen nr.3 të qytetit, ku është miratuar ndërtimi si kompleks turistik, ndonëse ai ka shërbyer për banim dhe njësi shërbimi. Në këtë rast, përmes uljes së taksës, bashkia ka humbur rreth 36 mijë euro.

Hetimet zbuluan gjithashtu se zyrtarët kanë miratuar certifikata përdorimi për objekte që në praktikë rezultonin të ishin shitur si apartamente banimi, duke fshehur qëllimin tregtar të ndërtimit. Gjithashtu, është konstatuar firmosja e raporteve të rreme, mosrespektimi i kompetencave për kontrollin e ndërtimit dhe shpërdorimi i funksionit publik.

Prokuroria thekson se veprimet e dy zyrtarëve kanë kontribuar në shmangien e taksave dhe abuzimin me ligjin, në dëm të interesit publik dhe të të ardhurave vendore, duke cenuar ndjeshëm integritetin institucional të Bashkisë Korçë.

Procesi tashmë i kalon gjykatës, ndërsa rasti konsiderohet një shembull shqetësues i korrupsionit të nivelit lokal, që vjen në një kohë kur lufta ndaj abuzimeve me ndërtimet është shpallur prioritet nga institucionet ligjzbatuese.

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
Korçë Prokuroria Vizion Plus Zyrtare

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.