Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata” për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni, në qarkun Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 265 fidanë dhe 1437 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”, njofton policia.

Gjithashu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 1977 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M.






