Shorti i raundit të parë kualifikues të Uefa Champions League e ka vendosur kampionen e Shqiperisë, Egnatia përballë Breidablik, ekipi kampion i Islandës.
Takimi i parë do të luhet në Rrogozhinë ndërsa i kthimit në Islandë.
Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës mund të kishin qënë më bujare për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova, teksa në grupin e rivaleve të mundshëm, kundërshtari më i lehtë në letër ishte Linkoln i Gjibraltarit.
E megjithatë shorti kishte edhe rrezikun e një përplasje shumë të fortë kundër Steauas së Bukureshtit, ish-kampione Europe, apo një duel të gjithin shqiptar me Dritën e Gjilanit.
Këta të fundit do të luajnë kundër Diferdanzh të Luksemburgut. Një tjeter ekip shqiptar, Shkëndija e Tetovës do të luajë kundër Nju Saints të Uellsit. Ndeshjet e para do të luhen me 8 dhe 9 korrik ndërsa të kthimit më 15 dhe 16 korrik./vizionplus.tv





