Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Theresienwiese, Mynih, ku një grua 30-vjeçare sulmoi me thikë dy persona, një burrë 56-vjeçar dhe një vajzë 25-vjeçare. Të dy të plagosurit kanë marrë vetëm lëndime të lehta dhe janë trajtuar në mënyrë ambulatore. Fatmirësisht, ata nuk kanë pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm në spital.
Autorja e sulmit u qëllua nga forcat e policisë menjëherë pas agresionit dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo ndërroi jetë më vonë në spital. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim. Deri më tani, nuk ka prova që e lidhin autoren me viktimat, megjithëse policia nuk përjashton asnjë pistë.
Sulmi ndodhi në afërsi të zonës ku zhvillohet festivali i famshëm Oktoberfest, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve. Autoritetet konfirmojnë se 30-vjeçarja nuk ishte e njohur më parë për veprime të dhunshme apo të rrezikshme.
Hetimet për përdorimin e armës nga policia i janë kaluar Zyrës Rajonale të Kriminalistikës, ndërsa Komisioni i Vrasjeve i Policisë së Mynihut po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/vizionplus.tv





