Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mitibngun përmbyllës në qytetin e Shkodrës, ka uruar zgjedhjen e Papës së ri.
Berisha tha se i uron Papa Leos sukseset më të mëdha në misionin historik, ndërsa e krahasoi me presidentin e SHBA, Donald Trump.
“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan! Le ta urojmë. Le t’i urojmë edhe njëherë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën”, tha Berisha.





