Një mësues nga Prrenjasi është arrestuar kete te enjte nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të paktën dy nxënëseve të tij.
Fatmir Hoxha ,55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare “Skënderbej” në Rrajcë u ndalua në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar jashtë Shqipërisë.
Sipas burimeve nga policia ndaj Fatmir Hoxhës ka dy denoncime nga familje të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe, të cilat thonë se ai i përndiqte dhe i ngacmonte seksualisht.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek të miturat dhe familjet e tyre.
Autoritetet thonë se ka prova të cilat mbështesin pretendimet e kallëzuesve.
Ndaj Fatmir Hoxhës rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture./vizionplus.tv





