Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria publike dhe...

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e FIFA-s

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit në Pogradec:...

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama zbulon çfarë...

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me...

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar...

“E gjunjëzoi para se ta qëllonte”, dalin detaje të...

Forcat e Armatosura vijojnë luftën me zjarret, si paraqitet...

“Tarifat për makinat dhe çelikun rriten në 50%”, Trump...

“Është rritur numri i vajzave që drejtojnë sipërmarrje”, Rama: Shumë shpejt Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre

11 Prill 19:09

Nesër, më 12 prill, do të çelë fushatën Partia Socialiste në orën 12:00  në Sheshin Skënderbej. Kjo datë është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, pasi në fokus të fushatës së PS është “Shqipëria 2030 drejt BE”.

Ndërkohë sot, Partia Socialiste zhvilloi një takim me gratë socialiste duke vlerësuar rolin e tyre në politikë.

Kryesocialisti Edi Rama, në fjalën e tij tha se nuk është aq larg dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre, teksa u shpreh i bindur se do të jetë socialiste.

Rama shtoi se kur PS erdhi në pushtet, gratë dhe vajzat në polici ishin më pak se 5%, teksa sot janë trefishuar.

“Do ta çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian, mbi kënetën ku e kanë zhytur. Sot, Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga një grua socialiste. Nuk është aq larg dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre dhe nuk dyshoj fare që ajo do të jetë socialiste. Kjo është një risi absolute për vendin tonë.

Sot, gratë dhe vajzat janë më shumë se gjysma. Por, unë jam vërtet i impresionuar nga një tjetër fakt, numri i grave sipërmarrëse ka arritur në 30%. Kur ne kemi ardhur në detyrë, gratë dhe vajzat në polici ishin më pak se 5%; sot janë trefishuar. Kontributin e tyre ua kemi parë hajrin dhe publiku e ka pritur shumë mirë. Në Forcat e Armatosura, nga 10.5% që ishin, sot janë mbi 20%.

Mbështetja e grave dhe vajzave për idenë e mbylljes së TikTok ishte pothuajse 100%, e burrave jo dhe aq. Ndotësit më të mëdhenj të gjithë debatit politik dhe mediatik i përkasin botës mashkullore. Sa më shumë shoqëria jonë ta pranojë dhe ta mbështesë potencialin e grave dhe vajzave, aq më mirë është edhe për burrat.

Partia Socialiste ka një rëndësi të posaçme për të adresuar problemet ende jo të pakta  të grave dhe vajzave në vendin tonë. Ne nuk e kemi harruar asnjëherë, asnjë minutë, se njerëzit janë arsyeja madhore e qeverisjes sonë. Dhe në këtë, PS-në e ndihmojnë gratë dhe vajzat”, tha Rama.

 Kryesocialisti renditi arritjet e Partisë Socialiste, teksa nënvizoi se janë shtuar mësuesit ndihmës nëpër shkolla, tekstet janë shpërndarë falas, ndërtimi i klasave në pediatri, rindërtimin e materniteteve si dhe dhënien e bursave për personat nga komuniteti rom.

“Kur ne kemi marrë detyrën, nuk kishte asnjë mësues ndihmës për fëmijët autikë. Nënat nuk merrnin asnjë ndihmë, përkundrazi, duhet të ndërprisnin punën, karrierën dhe të bënin një luftë të vërtetë për të rritur këta fëmijë. Sot nuk ka asnjë shkollë në Shqipëri që ka fëmijë me çrregullime të spektrit autik dhe nuk ka të paktën një mësues ndihmës. Kemi filluar ndërtimin e klasave të veçanta për fëmijët e shtruar në pediatri, klasa me kurrikul të përshtatur, që u krijojnë hapësirë për krijimtari artistike, ndjesinë se janë të mbështetur nga shoqëria dhe, njëkohësisht, mundësinë që të mos mbeten pas me mësimet.

Ne kemi jo vetëm sfidat tona, por edhe horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Sot kemi gjashtë maternitetet tërësisht europiane. Është rritur numri i grave të punësuara. Kemi disa vite që i japim tekstet shkollore falas. Më parë, të gjitha familjet detyroheshin t’i blinin librat  që kushtonin shumë. Deri më tani, kemi paguar 88 milionë euro për t’u siguruar që nxënësit të marrin librat pa pagesë.

Për herë të parë, ky shtet jep bursa për personat që vijnë nga komuniteti rom. Jam shumë krenar që kemi kandidaturën e parë rome, një vajzë e shkëlqyer, Ina Mjko nga Delvina”, u shpreh kryesocialisti.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Edi Rama kryesocialisti Vizion Plus zgjedhjet e 11 majit

Nga e njëjta kategori

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit në hënë

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra, 6 ende aktive

më shumë...

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit!

më shumë...

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët për Shpatin: Jam duke vdekur përbrenda çdo ditë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

5:40

“E gjunjëzoi para se ta qëllonte”, dalin...

5:37

Forcat e Armatosura vijojnë luftën me zjarret,...

5:24

I nxehti ‘harron” të largohet nga Shqipëria!...

5:01

“Tarifat për makinat dhe çelikun rriten në...

5:00

“Më duhen 100 mijë euro”, i moshuari...

4:30

Tragjike! Mbytet 19-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

4:15

Mashtruan 70-vjeçarin përmes AI dhe i morën...

4:10

26 vjeçari grabit me dhunë para nga...

3:53

Ethet e Nilit në Korçë, konfirmohet rasti...

3:51

Regjistrimi për klasat e para, një tjetër...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Përfundon blloku i parë i diskutimeve brenda në takimin e th...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.