E enjte, 22 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

I nxehti ‘harron” të largohet nga Shqipëria! Sa do të shënojnë temperaturat ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu, ndërsa temperaturat në rritje.

Reklamë

Gjatë ditës së nesërme tempertatura maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 20 gradë celcius.

Në qytetet si Tirana, Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra pritet që jetë më nxehtë. Ndërsa qyteti më i “freskët” do të jetë Korça ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 36 gradë celcius.

Era ka fryrë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje 7m/s, ndërsa në bregdet, male e lugina, hera-herës me shpejtësi deri 14m/s

Vazhdo të lexosh

Reklamë