Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Ilir Beqaj i pandehur me 6 akuza, SPAK çon për gjykim dosjen për abuzimet e dyshuara me fondet e “SASPAC”

2 Prill 16:26

Nga Blerina Cene

Për gjashtë veprat penale që akuzohet, Ilir Beqaj sipas SPAK,  e ka thyer ligjin në 27 momente të ndryshme gjatë kohës kur drejtonte agjencinë e fondeve të SASPAC.

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot marrjen e tij të pandehur për abuzim me fondet e Bashkimit Europian, së bashku me 9 persona të tjerë. Mes të pandehurve bën pjesë edhe Ermal Kurtulaj, me të cilin, Prokuroria dyshon se Beqaj ka kryer mashtrim dhe ka pasur njohje të hershme.

Prokurorja Elida Kaçkini që urdhëroi arrestimin e Ilir Beqajt mëngjesin e 4- korrikut të vitit të shkuar, thotë se në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata shkelwn  ligjin duke paracaktuar fituesin e tenderave, në mënyrë që të përfitonin vetë.

“Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar. Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Më pas Beqaj, sipas SPAK, ka fshehur origjinën e parave duke deklaruar të ardhura të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

“I pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në një shoqëri tregtare dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti”, tha SPAK.

Beqaj akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv, 2 herë mashtrim, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie. Megjithatë, ai është vënë nën akuzë edhe si ministër i shëndetësisë, për dosjen e sterilizimit, ku akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën sipas grupit të strukturuar kriminal. Kjo e bën Ilir Beqajn funksionarin e parë publik ndaj të cilit SPAK ka dyshime për grup kriminal.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Ilir Beqaj SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

më shumë...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti (EMRAT)

më shumë...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy persona në Korçë

më shumë...

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për shkarkimin e Ristanit: Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.