Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS gjatë vizitës së tij në Elbasan është ndalur edhe të shtabi elektoral i socialistëve, ku ka folur për mënyrën se si po shkon fushata të këtë qark.
Gjatë bisedës me drejtuesit e fushatës por dhe me aktivistët e rinj, Rama ka ironizuar sërish kryedemokratin Sali Berisha, i cili në konferencën për mediat ditën e sotme kishte marrë dhe një “Buf” me vete, për të cilin tha se është simbol i zgjuarsisë.
Me batutë rama tha se fillimi është i mirë, pasi Berisha ka nisur ta pranojë, ndërsa shtoi se Bufi është i mirë në habitatin e vet, por jo ky Bufi që e bëri Shqipërinë kënetë.
“Si tha sot jam Buf. Fillimi është i mirë që e pranoi. Ore Bufi është i mirë aty në habitatin e vet, po jo si ky Buf me dy këmbë që e bëri Shqipërinë kënetë”, u shpreh kryeministri.
Më tej Rama preku edhe njëherë përjashtimin e Dash Sulës nga lista e kandidatëve, për të cilin tha se ky ishte “nderi” më i madh që mund t’i bënte Berisha socialistëve në Qarkun e Elbasanit.
“Nuk e di domethënë, por nëse do të më thoshin mua që të hiqja një kandidat nga këta të PD-së këtu, do kisha hequr Dash Sulën, shumë i fortë, i lodhshëm në debat. Ndërkohë Bufi filloi t’i hajë të gjithë demokratët, por ky gjeli i Peqinit i iku nga goja, sa po e hante fap, i iku”, tha Rama duke qeshur.





