Eksperti i njohur italian, Fabrizio Romano, ka folur ëpr të ardhmen e yllit kuqezi, Armando Broja.
Romano ka theksuar se Chelsea ka mjaft respket për futbollistin, megjithatë ëhstë shumë e vështirë që ai të riktheht sërish në skuadër sezonin e ardhshëm.
Sipas tij, Broja është në listën e lojtarëve që Çelsi do të synojë të largojë, pasi nuk e sheh si pjesë të planeve për të ardhmen.
“Armando Broja, Çelsi ka respekt të madh për të, një lojtar që vjen nga akademia, një talent i mirë. Por Çelsi nuk beson te Broja si një lojtar që mund të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës në të ardhmen. Ndaj unë pres që gjithashtu Broja të jetë në treg”, tha Romano gjatë postimit të tij,
Tani mbetet të shihet nëse e ardhmja e Brojës do të jenë në kampionatin anglez apo në ndonjë kampionat tjetër, pasi interesimi për të edhe jashtë Anglisë nuk mungon.





