Një sërë reagimesh pasuan deklaratat e Donald Trump në lidhje me Ukrainën, Groenlandën dhe tarifat tregtare.
Kryeministri i Groenlandës tha se vendi i tij nuk mund të shitet dhe se do të mbetet sovran.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë ambasada kineze në SHBA bëri të ditur se “nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare, apo ndonjë lloj tjetër lufte, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”.
Për sa i përket Ukrainës, mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti francez Macron po shqyrton mundësinë e një tjetër vizite në SHBA për t’u takuar me Trump, Zelenskyn dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.
Nga ana tjetër Rusia e ka parë pozitivisht deklaratën e mbrëmshme të presidentit ukrainas për të negociuar mbi arritjen e paqes./vizionplus.tv






