Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje...

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump gjatë darkës...

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të...

1 Maji/ Rama: I uroj çdo shqiptari punëtor punë...

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për Serbinë!

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Sirianët kërkojnë ekzekutimin e Bashar al-Assad

13 Dhjetor 17:44

Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dashurit e tyre, që rezultojnë të zhdukur, ose kanë vdekur në sistemin e egër të burgjeve të qeverisë së rënë. Siç njofton nga Damasku, korrespodentja e e Zërit të Amerikës Heather Murdock, gjatë një tubimi në kryeqytetin sirian, pjesëmarrësit bënë thirrje për ekzekutimin e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Në Damask zemërimi i thellë është i pranishëm kudo. Gjatë funeralit të një viktime të torturës në burg, të pranishmit bëjnë thirrje për ekzekutimin e presidentit Bashar al-Assad, më pak se një javë pasi ai u largua nga vendi. Ata me të cilët foli Zëri i Amerikës, tregojnë se kanë humbur dikë në sistemin e egër të burgjeve që ra bashkë me regjimin.

“O Zot, ku është djali im? Dua ta shoh, ta mbaj dhe të ndjej aromën e tij. Nuk e di ku është. E morën nga unë. Shpresoj që Zoti t’i marrë ata”, shprehet e ëma e një të burgosuri. I riu që po varrosej, Mazen al-Hamada, vdiq në burg pasi foli publikisht se ishte torturuar. Në këtë spital familjet po kërkojnë për trupat e njerëzve që besohet se kanë vdekur së fundmi. Fotografitë e trupave varen në muret jashtë. Na thuhet, se shumë prej tyre, kanë plagë që duket se janë pasojë e torturave. Brenda spitalit, dhjetëra trupa nuk janë identifikuar ende. Por shumica e familjeve që kanë ardhur këtu nuk po i gjejnë të afërmit e tyre.

“Djemtë e mi janë arrestuar në vitin 2014, na dhanë certifikatat e vdekjes, por ne nuk e dimë se çfarë ndodhi me ta. Skena këtu është e papërshkrueshme. Të zemëron shumë”, tregon Majda Abu al-Omani, djemtë e së cilës rezultojnë të zhdukur.

Në burgun famëkeq Sednaya, të tjera familje kërkojnë të dhëna që mund t’i ndihmojnë të gjejnë të dashurit e tyre të humbur. Shumë besojnë se ka të burgosur të zhdukur që janë ende gjallë dhe gjenden në objekte sekrete.

“Ka shpirtra të gjallë nën këtë tokë. Dhe jo vetëm një apo dy. U bë katër ose pesë ditë që jemi këtu në Sednaya dhe deri më tani, asgjë”, tregon Khamis el-Ibrahim, i cili kërkon vëllanë e tij të zhdukur.

Gazetarja e Zërit të Amerikës Heather Murdock, në Damask, tregon se që kur gjendjet atje, shume njerëz i janë afruar për të shprehur zemërimin dhe trishtimin që ndjejnë, njëri prej tyre ishte shprehur se “bota e ka ditur për dekada se çfarë po ndodh këtu”, duke pyetur më pas se “përse mediat perëndimore po vijnë tani? /VOA/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bashar al-Assad Ekzekutim sirianet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

më shumë...

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinj në Divjakë

më shumë...

Afati 60-ditor i Trump përfundon sot, kërkohet miratimi i Kongresit për operacionet në Iran

më shumë...

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:59

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan...

12:14

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të...

12:12

Afati 60-ditor i Trump përfundon sot, kërkohet...

12:02

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

11:15

Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në...

11:13

Vrau të bijën 24 vjeçare një vit...

10:26

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

10:20

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump...

10:09

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në...

10:05

Kosovë, çfarë ndodh kur teprohet me zgjedhjet?

9:53

EMRI/ Vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë...

8:55

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen...

8:49

1 Maji/ Rama: I uroj çdo shqiptari...

8:39

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për...

8:34

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

8:15

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një super-spektakël në Ti...
  • Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.