Lëvizja shiite libaneze Hezbollah njoftoi se gjuajti një raketë balistike në selinë e përgjithshme të Mossad, agjencisë së jashtme të sigurisë së Izraelit, pranë Tel Avivit.
“Rezistenca Islamike lëshoi një raketë balistike Qader 1 duke synuar selinë e përgjithshme të Mossad në një periferi të Tel Avivit,” njoftoi Hezbollah.
Lexo edhe :
Related Posts
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Tel Aviv sot, 25 shtator, pasi sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit kapi një raketë tokë-tokë të zbuluar duke hyrë në hapësirën ajrore izraelite nga Libani, tha ushtria izraelite.
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në zona të tjera të Izraelit qendror, duke përfshirë qytetin e Netanyas.
Nga ana tjetër, Netanyahu shtyn nisjen për në Nju Jork për nesër, të enjten
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vonojë me një ditë nisjen për në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njoftoi sot zyra e tij, ndërsa shkëmbimi i zjarrit mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahu libanez është intensifikuar./vizionplus.tv











