Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë kontrollit, digjen...

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6 persona

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald Trump për...

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen

“Masat “arrest me burg” janë pakësuar”, Braho raporton në KLP: SPAK ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit

27 Prill 10:33

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka prezantuar veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025.

Në raportimin e tij në Këshillin e lartë të Prokurorisë, Braho tha se janë pakësuar masat “Arrest në burg” si dhe është forcuar lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke folur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ai theksoi se edhe pse numri i disa çështjeve të dërguara në gjykatë ka rënë, është rritur ndjeshëm numri i personave të përfshirë në hetime, duke treguar zgjerim të hetimeve ndaj strukturave kriminale.

Braho: Volumi i hetimeve penale është rritur edhe gjatë vitit 2025, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedime të reja, të regjistruara gjatë këtij viti. Prej tyre, 39 janë çështje të bashkuara, ndërsa 577 janë procedime të mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale (nga 793 në 832). Po ashtu, raporti mes procedimeve penale të reja dhe çështjeve/hetimeve të përfunduara është rritur me rreth 6.67% gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024. Sa i përket volumit të punës në mbylljen e hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vijuar të tregojë qëndrueshmëri, me 216 çështje/hetime të përfunduara në vitin 2025, duke ruajtur të njëjtin nivel me vitin 2024.

Edhe pse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë ka rënë me 19.5%, numri i personave të përfshirë në këto çështje është rritur me 13.5%, çka tregon se hetimet janë fokusuar në çështje më komplekse, që përfshijnë më shumë individë. Kjo dëshmon një qasje më strategjike dhe të fokusuar të SPAK në ndjekjen penale gjatë këtij viti raportues. Gjatë vitit 2025, rreth 29% e çështjeve dhe hetimeve të përfunduara janë transferuar tek prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me mesataren e periudhës 2021–2024.

Braho nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi me institucionet dhe besimi i qytetarëve ndaj SPAK kanë shënuar rritje, ndërsa pjesa më e madhe e çështjeve të përfunduara mbeten në nivele të qëndrueshme krahasuar me vitin 2024. Sipas tij, korrupsioni në institucionet publike vijon të mbetet një fenomen shqetësues që kërkon intensifikim të mëtejshëm të punës hetimore.

Braho:  Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara. Ky aktivitet është reflektuar edhe në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion në nivelet e larta, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion në nivelet e tjera.

SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, me 6 procedime të reja ndaj 16 personave nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre (18 persona) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen penale në nivelet më të larta të administratës publike.

Sipas të dhënave statistikore, evidentohet një nivel i lartë besimi i publikut ndaj SPAK. Në vitin 2025, hetimet e filluara me kallëzim nga shtetasit përbëjnë rreth 33.5% të totalit të procedimeve të nisura gjatë këtij viti.

Bashkëpunimi me institucionet publike dhe personat juridikë ka shënuar një përmirësim relativ gjatë vitit 2025. Hetimet e filluara mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit janë rritur me rreth 70%, ndërsa hetimet e nisura nga referimet e institucioneve të tjera publike kanë shënuar një rritje prej rreth 15%. Nga ana tjetër, hetimet e nisura mbi bazën e kallëzimeve nga subjekte politike dhe persona juridikë kanë pësuar rënie përkatësisht me rreth 50% dhe 75%.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Klodian Braho SPAK

Nga e njëjta kategori

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

më shumë...

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça (EMRAT)

më shumë...

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik në bjeshkët e Kukësit po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar

më shumë...

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen nga natyra, liqeni dhe kulinaria e zonës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

3:00

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën...

2:53

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata...

2:40

Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i...

2:37

Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit...

2:08

Diaspora “nderon” Vetëvendosjen, partia e Kurtit shkon...

1:43

Shpërndante heroinë, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin, çfarë...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.