E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, pasi një 31-vjeçar i armatosur hapi zjarr gjatë darkës vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari, i identifikuar si Cole Thomas Allen, u kishte dërguar një mesazh familjarëve pak minuta para sulmit, ku shpjegonte arsyet e tij dhe paralajmëronte se synonte të sulmonte zyrtarë të qeverisë.

Reklamë

Sipas mediave amerikane, në letër ai shprehej se nuk ishte më i gatshëm të toleronte padrejtësitë dhe akuzonte qeverinë për krime të rënda.

Ai madje përmendi se kishte zgjedhur municion me qëllim për të reduktuar viktimat, por pranoi se do të kalonte mbi njerëz të tjerë për të arritur tek objektivat e tij nëse do të ishte e nevojshme.

Autori gjithashtu kritikoi ashpër masat e sigurisë në hotelin ku mbahej eventi, duke pretenduar se kishte hyrë me disa armë pa u kontrolluar dhe se siguria ishte e përqendruar vetëm jashtë godinës.

Autoritetet bëjnë të ditur se letra u dorëzua në polici nga një anëtar i familjes së tij.

Ndërkohë, shërbimet sekrete kanë marrë në pyetje të afërmit e tij, të cilët deklaruan se ai kishte shfaqur shpesh pikëpamje ekstreme politike dhe kishte folur për ndërmarrjen e një akti për të “ndryshuar botën”.

Hetimet për motivet dhe rrethanat e plota të sulmit vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë edhe lidhjet e tij të mundshme me grupe aktiviste dhe protestat ku kishte marrë pjesë në të kaluarën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë