Një aksident rrugor sapo ka ndodhur në zonën e Çifligut, Lushnje, ne aksin Lushnje- Berat.Nje automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të shmangë një parakalim të rrezikshëm, duke humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Sipas informacioneve ne kete mjet udhetonin dy persona ku vetem nje pasagjere ka marre lendime te lehta ndersa shoferi nuk ka asnje demtim. Ne vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos në rastet e parakalimeve.
/vizionplus.tv





