Tre persona u vranë në një sulm ajror amerikan në Oqeanin Paqësor lindor, ndërsa ndodheshin në një motoskaf që, sipas ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte i përfshirë në trafik droge. Me këtë sulm, numri i viktimave në fushatën e diskutueshme që po zhvillon Uashingtoni ka arritur në të paktën 185.
Sipas deklaratës zyrtare, mjeti lundrues ishte i lidhur me organizata të huaja që cilësohen si terroriste dhe ishte pjesë e një operacioni të paligjshëm. Komanda Jugore e ushtrisë amerikane (SOUTHCOM), përgjegjëse për rajonin e Amerikës Latine dhe Karaibeve, publikoi edhe një video të shkurtër që tregon momentin e shkatërrimit të mjetit.
Ushtria amerikane ka raportuar të paktën tetë sulme të tilla këtë muaj, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 185, sipas një llogaritjeje të AFP-së.
On April 26, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessel was transiting along known… pic.twitter.com/br2znnUM1x
— U.S. Southern Command (@Southcom) April 27, 2026
Megjithatë, administrata e presidentit Donald Trump nuk ka paraqitur prova të qarta që vërtetojnë se mjetet e goditura ishin të përfshira në aktivitete të paligjshme.
Operacionet kanë ngjallur debat të fortë për ligjshmërinë e tyre, pasi janë kryer në ujëra ndërkombëtare ose në ujëra të huaja.





