Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti amerikan optimist...

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi...

Karakaçi inspekton punimet e bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike...

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të...

Thriller në Francë, trupat e pajetë të pesë foshnjave...

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të rikthehet Bordi...

Malaj: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e lartë se...

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët e fuqishme...

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në Toronto, për...

Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga zjarret në...

“Në planin financiar do jetë një ditë e paqëndrueshme”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

27 Prill 08:21

Dashi – Mos kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite që partneri të ketë për çdo gjë të njëjtin mendim me ju. Lëreni atë të shprehet lirisht dhe mos impononi asgjë nëse nuk doni ta humbni së shpejti. Nëse jeni beqarë, nuk do keni fat as gjatë kësaj dite. Bëni ende durim. Në planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive. Do tregoheni të matur me shpenzimet dhe kjo do jetë gjëja më e mirë.

Demi – Sot do merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj në çift dhe kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Personi që keni në krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Beqarët do kalojnë një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet që do bëni. Klima në planin financiar do jetë e favorshme. Mund të kryeni më në fund transaksionet që kishit menduar prej kohësh.

Binjakët – Marrëdhënia në çift do jetë goxha e ndërlikuar gjatë kësaj dite. Debatet do jenë të shumta dhe asnjëri prej jush nuk do tregohet i gatshëm të tolerojë. Beqarët do vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë vetëm. Mundësitë për takime do jenë shumë të pakta. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza jo të mira nëse shpenzoni kuturu. Maturia duhet të mbizotërojë gjatë gjithë ditës.

Gaforrja – Çiftet do kenë mbështetjen e Marsit gjatë kësaj dite dhe do kalojnë momente të mrekullueshme. Partneri do përmbushë edhe disa premtime që ju kishte bërë para disa kohësh. Beqarët ka shumë gjasa të gjejnë personin e duhur dhe të fillojnë angazhime serioze. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni. Situata do jetë më e mirë sesa mendonit.

Luani – Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë atij që keni në krah dhe emocionet do jenë të shumëfishuara. Nëse jeni vetëm, do keni takimin që keni pritur prej kohësh. Tregohuni të duruar para se të hidhni një hap më tej. Me financat duhet më tepër maturi dhe kujdes. Shmangni investimet e mëdha dhe të rrezikshme.

Virgjëresha – Shumë planetë do ndikojnë sot në jetën tuaj në çift dhe do e bëjnë atë më të bukur. Shfrytëzojeni për t’i shprehur më tepër ndjenjat dhe emocionet. Edhe nëse keni pakënaqësi, thojini sot. Gjetja e dashurisë do jetë një mision i pamundur për beqarët. Bëni durim. Në planin financiar do jetë një ditë e paqëndrueshme. Nëse bëni shumë shpenzime do keni tronditje.

Peshorja – Një fllad romantik dhe emocionues do fryjë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më të plotësuar dhe do përjetoni emocione pa fund. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë të bëjnë çmenduri vetëm për të krijuar një lidhje sepse do pendohen shpejt. Në planin financiar, kombinimi i yjeve do favorizojë një situatë të qëndrueshme dhe të qetë. Nuk do keni frikë të bëni shpenzimet e nevojshme.

Akrepi – Shtojini dozat e fantazisë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do jetoni në një ambient më të ngrohtë. Partneri nga ana e tij ka menduar t’ju bëjë një propozim interesant. Mendohuni mirë para se të përgjigjeni. Takimet për beqarët do jenë të pafundme, por asnjëri nuk do jetë në lartësinë e duhur. Në planin financiar ndiqni intuitën dhe aspak të tjerët.

Shigjetari – Zemra juaj do flakërohet gjatë kësaj dite dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Partneri do ju përgatisë surpriza dhe dhurata të mrekullueshme. Beqarët do fillojnë histori të bukura dashurie të cilat do ua mbushin jetën me gëzim. Shfrytëzojeni çdo moment. Në planin financiar qëndroni të matur nëse nuk doni të keni surpriza të pakëndshme. Kujdes!

Bricjapi – Do flisni pa u menduar sot duke menduar se partneri ju do aq shumë saqë mund të pranojë edhe ndonjë gabim. Në fakt kjo nuk do ndodhë sot sepse partneri nuk do jetë aspak në humor të mirë. Priten debate. Beqarët do ndikohen nga financat e disa personave që do takojnë dhe do bëjnë zgjedhje të gabuara. Në planin financiar duhet të ndiqni një strategji shumë strikte.

Ujori – Hëna do e ndërlikojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do keni debate të ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjëra që ai do ju thotë dhe do trishtoheni. Beqarët do e kenë të vështirë të gjejnë personin më të përshtatshëm për veten. Bëni edhe pak durim. Çështjet financiare nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do keni vështirësi të cilat mezi do i kaloni.

Peshqit – Influenca e yjeve në jetën sentimentale të çifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë nga kjo klimë e qetë pa e kthyer kokën pas. Ju beqarë, edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot, nuk do e jepni veten kollaj. Analizojeni me kujdes çdo detaj dhe më pas vendosni për të ardhmen tuaj. Urani dhe Neptuni do ju sjellin përmirësime të financave, por mos u tregoni impulsivë me shpenzimet.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
horoskopi

Nga e njëjta kategori

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti amerikan optimist për negociatat më Teheranin

më shumë...

Karakaçi inspekton punimet e bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

më shumë...

Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga SPAK, transportonte drogë nga Brazili dhe Ekuadori (EMRI)

më shumë...

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të lënduar, njerëz të bllokuar në një qendër tregtare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:36

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti...

2:22

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të...

2:00

Karakaçi inspekton punimet e bypass-it të Tiranës:...

1:59

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti...

1:48

Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga SPAK,...

1:37

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm,...

1:29

EMRI/ Arrestohet në Lushnjë një 48-vjeçar i...

1:29

25 pasuritë mbeten nën sekuestro, Apeli i...

12:48

Siguria në fokus të takimeve të Haxhiut...

12:42

Thriller në Francë, trupat e pajetë të...

12:26

Pas protestës për mungesën e ujit në...

11:56

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të...

11:53

E vranë dhe i hodhën trupin në...

11:46

EMRI/ Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali,...

11:35

Malaj: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e...

11:31

EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë...

11:23

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit,...

11:14

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët...

11:02

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në...

10:53

Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.