E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ilustrim · Vizion Plus

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.

Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh