Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë ku u qëlluan me armë zjarri shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, në Vrake të Malësisë së Madhe.
Autori i dyshuar, shtetasi Lul Rakaj i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes në dëshminë e tij para uniformave blu ka thënë se ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve pas një konflikti që ka patur nipi i tij.
Lexo edhe :
Related Posts
“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë rrahur nipin tim. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur, por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka thënë ai.
Lul Rakaj qëlloi 8 herë në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanaj duke i lënë të plagosur. Pas ngjarjes në ndihmë të efektivëve të Shkodrës mbërritën forcat speciale RENEA të cilat pas pak orësh arritën të prangosin Lul Rakaj, në afërsi të balkonit panoramik të Tamarës në Malësinë e Madhe.
38 vjeçari tentoi që të çajë rrethimin e RENEA por forcat speciale arritën ta ndalojnë. Në automjet Lul Rakaj kishte edhe bashkëshorten. Arma e zjarrit tip pistoletë nuk është gjetur ende.
Lul Rakaj në vitin 2004 ka vrarë Kolë Gjokajn duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i viktimës. /vizionplus.tv








