Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

Samiti i G7 në Evian të Francës, Zelensky takohet...

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë, EUROPOL shkatërron...

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës dhe një...

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme...

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për rregullat e...

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke zbatuar standartet...

SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10 masa arresti!...

Top 4 destinacionet më të mira dhe më të lira në Greqi nga “Zenith Travel”

27 Qershor 11:51

Greqia mbetet një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar pushimet e verës. Për vite me rradhë vendi fqinj ka joshur turistët jo vetëm me peisazhet e mrekullueshme të plazheve por edhe për qetësinë si dhe çmimet më të ulëta që ofrojnë shumë nga operatorët turistikë. Enxhi Sula, agjente turistike ne Zenith Travel shprehet se kryesisht ishujt grekë janë ata që kërkohen më së shumti pasi ofrojnë gjithçka për çdo kategori turistësh.

“Greqia për të disajtin vit vijon të kryesojë listën e destinacioneve sepse iu përgjigjet të gjitha pritshmërive të turistëve si për ata që pëlqejnë plazhin me ujin e kristaltë, ata që duan të shijojnë jetën e natës deri në agim, për familjet dhe fëmijët apo edhe për ata që pëlqejnë sportet e ndryshme. Greqia është shumë e kërkuar edhe sepse çdo gjë është e organizuar që nga udhëtimi, hoteli, guidat që ne ofrojmë si dhe çmimet janë shumë të mira”, shprehet Enxhi Sula agjente turistike e
“Zenith Travel”.

Edhe pse rritja e kostove vitet e fundit ka reduktuar edhe ditët e qëndrimit me pushime, operatorët turistikë në vend si Zenith Travel, kanë krijuar paketa të posaçme për t’iu përshtatur çdo buxheti apo tipologjie pushimesh.

“Ndër grupmoshat kryesojnë moshat e reja (së tepërmi në Zakynthos pasi është destinacioni hit i të rinjve për adrenalinën që ofron si vend) por nuk mbeten pas as familjarët si dhe moshat e treta pasi destinacionet si Lefkada, Korfuzi apo Halkidiki ju përshtaten edhe buxhetit të tyre”, përfundon Enxhi Sula.

E nëse edhe ju po planifikoni pushimet në Greqi, ju njohim me katër ishujt që nuk dalin kurrë nga klasifikimi i destinacioneve “must” në revistat prestigjoze ndërkombëtare.

ZAKYNTHOS

Nëse dëshironi të eksploroni ishujt e Greqisë mos shkoni në Zakynthos sepse nëse e viziton të paktën një herë do të duash të rikthehesh çdo sezon duke lënë mënjanë “wish list-ën” e pushimeve të verës. Ishulli i tretë më i madh në brigjet e Jonit është krenaria e Greqisë, me ujin kristal, plazhet me rërën e bardhë që ju vendos në qendër të një pikure magjepsëse si dhe atraksionet e shumta që mund të shijoni jo vetëm nga deti por edhe nga toka. Ndryshe nga ishujt e tjerë si Santorini apo Mykonos ku gjithçka mund të shikoni janë shtëpitë e bardha me çatitë ngjyrë blu, në Zakynthos natyra ju bekon me një panoramë mahnitëse mes detit dhe fushave të gjelbëruara nga pemët e ullirit.

Zakynthos është shndërruar në destinacionin e preferuar për shumë shqiptarë kjo edhe sepse është shumë lehtë i aksesueshëm përmes guidave turistike si Zenith Travel që ofron paketa ‘all inclusive’ dhe me një program të detajuar. Gjithçka duhet të bëni është valixhja e pushimeve, një aparat për të krijuar kartolinat e kujtimeve, ndërsa për aventurën kujdesen operatorët turistikë.

Plazhi më i famshëm në Zakynthos është ai i ishullit të mrekullueshëm Navagio, i cili njihet me emrin Shipwreck (anije e rrënuar), të cilin mund ta shijoni nga anija e cila i bie rreth e qark ishullit për të mos humbur asnjë nga bukuritë përrallore si: Shpella e Delfinëve, Fytyra e Poseidonit e gdhendur ne Shkemb, Shpella Blu, Shpella Keri, Xyriai (plazhi kurativ) apo edhe Porti San Nikola, Tsilivi.

LEFKADA

Jo më kot e kanë cilësuar si parajsa e detit Jon, ku edhe vetë emri Lefkada do të thotë “e bardhë”, frymëzuar nga bardhësia e shkëmbinjvë që rrethonin tempullin e lashtë Apollo. Legjenda thotë se nga këta shkëmbinj të bardhë është hedhur poetja e famshme antike Sappho për shkak të dashurisë së pafat ndaj peshkatarit Faon. E për të qëndruar në mitologji, kushdo shkel në Lefkada e ka të pamundur të mos përfytyrojë veten në veprat e Homerit, i cili i është referuar bukurive të bregut të Lefkadës në “Odisenë” e tij.

Rëra ngjyrë platini dhe guralecët e bardhë në ndërthurje me ujin e kristaltë ngjyrë blu krijojnë një peisazh unik në ishullin e Lefkadës, që gërshetohet më së miri me historinë, legjendat dhe pushimet ekzotike, të gjitha në një vend të vetëm. Plazhet më të bukura të ishullit janë: Egremni, Porto Katsiki, Kathism, Plazhi i Agiofilit, në zonën e Vasilikis, Plazhi Milos që ndodhet midis plazhit Kthisma dhe fshatit turistik Agios Nikitas. Përtej kartolinës së bregdetit magjepsës, Lefkada njihet edhe për turet me anije, më uniket në Greqi, të cilat ju ofrojnë jo vetëm një guidë 360 gradë në ishull por edhe festa të paharrueshme me kapitenët më “cool”.

Për turistët shqiptarë, Lefkada është kthyer në destinacionin kryesor të pushimeve të verës, jo vetëm për plazhet unike, por edhe për çmimet e lira të cilat reflektohen edhe në ofertat e operatorit turistik Zenith Travel. Një tur gjashtë ditor ju jep mundësinë të eksploroni cep më cep jo vetëm Lefkadën por edhe ishullin më të madh të detit Jon, Ishullin Kefalonia dhe ishullin e Odisesë në Itaka.

KORFUZI

Nëse i referohemi mitologjisë greke, mund të themi me plot gojën se Korfuzi është i preferuari i perëndisë së deteve, Poseidonit. Qyteti thuhet se e ka marrë emrin nga vajza e lumenjve (Korkyra) që i rrëmbeu zemrën Poseidonit, i cili e çoi në një ishull të detit Jon, aq të bukur sa vetë ajo dhe e pagëzoi me emrin e saj. Përtej legjendave, ishulli i Korfuzit i meriton të gjitha lavdet sepse cilësohet si ishulli më i gjelbër dhe më piktoresk ndër ishujt e detit Jon. Përveç bukurive natyrore, plazheve me rërë të artë në Korfuz do të gjeni shumë manastire, kështjella të lashta, monumente historike dhe artistike.

Çdo vit korfuzi pret vizitorë të panumërt jo vetëm nga Greqia por edhe jashtë saj, ku vitet e fundit një numër të konsiderueshëm zënë turistët shqiptarë të cilët mund ta arrijnë lehtësisht për shkak të distancës së shkurtër mes dy vendeve fqinje. Shumë nga plazhet e Korfuzit janë ideale për familjet me fëmijë të të gjitha moshave, madje edhe më të vegjëlit, pasi deti thellohet gradualisht dhe kjo u lejon fëmijëve të spërkaten në breg plotësisht të sigurt. Ndër zonat më të preferuara dhe më të komentuara nga turistët në mbarë botën janë padyshim: Verilindja e ishullit të Korfuzit (Paleokastritsa); ishujt magjepsës PAXOS – ANTIPAXOS ku mund të shijoni plazhin edhe në Paradise Beach ; shpellat blu te Ipapajas dhe Ahai; Pamja panoramike ne shkembinjte e bardhe te Erimitis.

Ndonëse Korfuzi ka aeroportin e tij, turistët zgjedhin rrugën tokësore sepse kanë mundësi të shijojnë disa vende, si Igumenica dhe transportin me traget që ofron një pamje piktoreske të zonave përreth. Mund të zgjidhni nga paketa që nisin nga pesë ditë në Korfuz  për t’i dhënë të drejtë Homerit që këndoi për këtë ishull në vargjet e tij.

HALKIDIKI

Që prej vitit 1950 kur qytetarët nga Selaniku nisën të bënin pushime në fshatrat bregdetarë, Halkidiki vijon të kryesojë listën e vendeve me më shumë turistë përgjatë sezonit të verës. Plazhet e Halkidiki në Greqi janë një nga atraksionet më tërheqëse të këtij rajoni jo vetëm për plazhet e bukura me ujë të pastër dhe peisazhe natyrore të mahnitshme por gjithashtu edhe për jetën e natës. Qytetet bregdetare (apo gishtat siç i quajnë vendasit gadishujt) si Kassandra, Sithonia dhe Athos, njihen ndryshe si shpirti i festës përgjatë sezonit të verës pasi ka një varietet të madh të lokaleve, bareve dhe klubeve të natës që ofrojnë festa të paharrueshme në plazh .

Gadishulli i Halkidikisë është një parajsë e vërtetë, e bekuar nga natyra me limane dhe gjire magjepsëse, relieve shkëmbore, plazhe me rërë të artë dhe ujëra të kristaltë rrethuar nga pyje me ullinj që plotësojnë pamjen e mahnitshme të pushimeve të endrrave. Disa prej plazheve më të njohura të cilat nuk duhet t’i humbisni për asnjë arsye përfshijnë: Plazhin Kalithea; Sani; Nikiti dhe Kavourotripes.

Nga tre “gishtat” e gadishullit, vetëm ai i mesëm dhe ai perëndimor (Sitonia dhe Kasandra) mirëpresin turizmin me bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe objekte turistike të zhvilluara. Cassandra është ideale për festa gjatë gjithë natës dhe plazhe plot zhurmë. Nga ana tjetër Sithonia është vendi i përsosur për adhuruesit e natyrës, qetësisë dhe plazheve të shkreta. Është shumë kollaj të “humbasësh” në Halkidiki për shkak se ofron shumë atraksione, ndaj këshillohet ta vizitoni përmes guidave të cilët e njohin zonën dhe ju orientojnë në vendet e duhura. /Vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Anash

Nga e njëjta kategori

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

më shumë...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin me flamur britanik

më shumë...

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

më shumë...

Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

4:36

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar...

4:10

Maturantët testohen në matematikë, provimet mbyllen në...

3:58

U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari...

3:49

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për...

3:33

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke...

3:22

SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10...

3:19

Zjarri në fabrikën “Optimal” në ish-Metalurgjikun e...

2:48

“Rama mashtron për shpenzimet”, Berisha: Përse nuk...

2:13

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do...

2:01

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.