Nga Milano i Italisë, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj akuzave të opozitës, e cila pretendon se shumica e pjesëmarrësve në takimin e Ramës në Athinë ishin shqiptarë që shkuan të organizuar nga PS me autobusë nga Shqipëria në Greqi, duke zbehur në këtë mënyrë “madhështinë” e takimit të kryeministrit me shqiptarët e Greqisë.
Për këtë arsye Rama tha sot nga faltorja në Milano para emograntëve shqiptarë se historia e “autobusëve” ka dalë sipas tij nga gojë të pista.
Lexo edhe :
Ai tha se opozita në këtë mënyrë ka ofenduar nderin dhe dinjtetin patriotik të shqipatrëve të Greqisë.
“Gojë të pista, ofenduan nderin dhe dinjtetin patriotik të shqipatrëve të Gerqisë, që u shkrinë si lumi në det për të shprehur mallin për të manifestuar krenarinë e tyre për Shqipërinë”, tha Rama./vizionplus.tv/






