Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Biden dhe 17 udhëheqës botërorë kërkojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi në shkëmbim të një armëpushim të menjëhershëm

25 Prill 22:48

Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë që grupi militant palestinez të pranojë një marrëveshje të propozuar armëpushimi me Izraelin dhe të lirojë menjëherë pengjet.

Marrëveshja e ofruar do të mundësonte një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, do të lehtësonte rritjen e ndihmave humanitare për Gazën dhe do të çonte në përfundimin e luftimeve, shkruajnë ata në një deklaratë.

“Banorët e Gazës do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre ndërsa paraprakisht do të bëheshin përgatitje për të siguruar strehim dhe kushte humanitare”, thuhet në deklaratë.

Përveç Shteteve të Bashkuara, 17 vendet e tjera janë Argjentina, Austria, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja, Tajlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Hamasi e ka refuzuar marrëveshjen që do të mundësonte një armëpushim të menjëhershëm në Gazë në këmbim të lirimit të grave, të plagosurve, të moshuarve dhe pengjeve të sëmurë, tha gjatë një konference për shtypin të enjten një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden. Megjithatë, ai tha se ka sinjale nga grupi që sugjerojnë se ata janë ende duke e shqyrtuar atë.

Raporte të ndryshme sugjerojnë se Hamasi po kërkon një armëpushim të plotë, tërheqje të plotë të trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nga Rripi i Gazës. Ata gjithashtu duan rritje të ndihmës humanitare dhe kthimin e plotë të banorëve të Gazës të zhvendosur në veri. Grupi i shpallur si organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian thotë se Izraeli nuk po i lejon banorët e Gazës të kthehen në shtëpi pasi IDF nuk është tërhequr nga pjesa qëndrore e Gazës.

Zyrtari tha se marrëveshja që i ofrohet Hamasit lejon “kthimin e pakufizuar” të palestinezëve në pjesën veriore të territorit dhe përfshin dispozita për dërgimin e një misioni të Kombeve të Bashkuara për të siguruar strehim dhe ndihmë “gjatë javëve të para të armëpushimit” për popullsinë që kthehet në veri.

Deklarata pason publikimin e një videoje nga Hamasi të mërkurën që tregon pengun izraelito-amerikan Hersh Goldberg-Polin. Videoja duket të jetë prova e parë që 24-vjeçari i mbijetoi një dëmtimi të rëndë gjatë kapjes së tij më 7 tetor në festivalin Nova, gjatë sulmit të Hamasit në Izrael që vrau 1200 njerëz.Grupi militant mori peng rreth 250 persona, disa prej të cilëve u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në muajin nëntor. Ofensiva e mëpasshme ushtarake e Izraelit në Gazë, sipas të dhënave të autoriteteve të Hamasit, të pa konfirmuara nga burime të pavarura, ka vrarë më shumë se 34,000 njerëz, kryesisht civilë, dhe ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme.

Videoja e filmuar më 7 tetor gjatë marrjes peng të zotit Goldberg-Polin tregoi dorën e tij të majtë të këputur, me gjasë si pasojë e një granate. Videoja që Hamasi publikoi të mërkurën është pa datë dhe e tregon atë pa një pjesë të krahut të majtë.

Presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë thanë të enjten se mbështesin fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme për arritjen e armëpushimit. “Le t’i japim fund kësaj krize që së bashku të përqendrojmë përpjekjet tona në arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thanë ata në deklaratën e përbashkët.

Zyrtari i lartë i administratës së zotit Biden fajëson udhëheqësin e Hamasit, Yahya Sinwar për dështimin e negociatave. Zyrtari tha se Sinwari është “personi që merr vendimin përfundimtar” nëse Hamasi e pranon marrëveshjen.

Zyrtari nuk pranoi të konfirmojë raportet se Sinwari së fundmi doli për pak kohë nga tunelet e Hamasit për t’u takuar me militantët e tij.

“Sinwari do të përballet me drejtësinë”, tha ai./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Armëpushim Biden hamas

Nga e njëjta kategori

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

më shumë...

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.