Sopranoja e njohur Shqiptare, Vikena Kamencia, ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e saj në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ajo ka rrëfyer se kur ka qenë e vogël dhe sapo kishte nisur karrierën e saj në muzikë, mamaja nuk e lejonte të bënte asnjë punë, në mënyrë që të ishte e fokusuar vetëm te arti.
Duke qeshur Vikena rrëfen se në një moment kur i duhej të qepte diçka, kuptoi se nuk kishte asnjë lidhje me punët e shtëpisë, dhe duke parë mamanë në sy mendoi se sikur t’i duhej të nxirrte bukën e gojës me duart e saj, do të mbetej pa ngrënë.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Çfarë mund të kishe bërë tjetër?
Vikena Kamenica: Vite më përpara kur jetoja me prindërit e mi, e dhënë pas muzikës, pas artit, mami im ishte gjithmonë në dispozicionin, goca është artiste, duhet të merret vetëm me punën e saj, pati ka tjetër disiplinë, ka tjetër rregull, kujdes. Një ditë mu desh të qepja diçka vetë me dorë, nuk po ftjellohesha me perin me gjilpërën. E pashë mamin në dritë të syrit dhe thashë: ua mami, unë të kisha nxjerrë bukën e gojës me duart e mia, do kisha ngelur pa ngrënë. Nuk po fjtellohesha fare. Edhe pse njeriu të gjitha i mëson, me kohën, me jetën, me moshën, tani jam nënë, jam mësuar të qep atë fundin me dorë, të bëj gjithë dëshirat e vajzës time.
Pranvera Borakaj: Ka dalë ai shpirti korçar?
Vikena Kamenica: Po doli korçari, doli se s’bën.





