Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të...

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e Kavajës, 6...

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në rajonin e...

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja pse zvarranikët...

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, ajo flet...

Spanja po merr masa për të ndaluar duhanin në...

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh

20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik në Ksamil...

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet kur 26-vjeçari...

PAKTI/ PS do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Rithemelimin, “anulim loje” për Bashën

12 Mars 15:42

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku PS dhe Rithemelimi kanë rënë dakord për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga demokratët. Vizion Plus mësoi se është rënë dakord për komisionet hetimore për TIMS dhe për koncensionet e dhëna në sektorin e Shëndetësisë.

Në lidhje me këto të dyja, është caktuar që Klotilda Bushka dhe Gazment Bardhi të bëjnë rishikimin e objektit të hetimit që më pas të vijojë procedurat normalisht.

Lexo edhe :

Related Posts

Rithemelimi dhe PS drejt marrëveshjes, Çuçi: Ramë dakord në parim për ligjet që kërkojnë 3/5 për tu miratuar
Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PS, Salianji kundër negociatave, Noka ngre “flamurin” e fitores
Zbardhen negociatat Rithemelimi-PS, çfarë "fituan" demokratët, një kërkesë ende në tavolinë
“Kemi rënë dakord në parim”, Bardhi: Parlamenti do t'i rikthehet normalitetit kur të përmbushen kërkesat tona

Ajo që ka më shumë rëndësi për opozitën ka të bëjë me Reformën Zgjedhore, ku sipas përcaktimeve të Konferencës së Kryetarëve sot, Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar deri në fund të muajit mars, kur edhe mbaron mandati.

Më pas, diskutimet për reforman zgjedhore do të vijojnë mes PS dhe Rithemelimit, ku do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri nga shumica parlamentare dhe Oerd Bylykbashi nga pakica.

E thënë ndryshe, PS dhe Rithemelimi kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë, ku dy do të caktohen nga kreu i grupit të PS Blendi Çuçi dhe dy të tjerë nga Gazment Bardhi.

“Komisioni do përfundojë mandatin me një produkte që do të jetë i finalizuar. Produkti do ti nështrohet procedurave parlamentare në Kuvend. Produkti i komsionit zgjedhor do shqyrtohet në procedura parlamentare. Ne do të diskutojmë ndryshimet që kërkon opozita”, deklaroi Çuçi.

Qëndrimet e politikanëve

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamenare nga PS dhe Rithemelimi, Bledi Çuçi doli në një prononcim për mediat, ku edhe tregoi çështjet ku u arrit dakordësia.

“Nuk kemi nën komision për çështje zgjedhore. Ramë dakord në parim të diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me ligje që kërkojnë 3/5 për tu miratuar. Ka mjaft ligje që duhen miratuar në urgjencë“, tha Çuçi.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka thënë se ka pasur diskutime në parim dhe ende nuk janë mbyllur të gjitha çështjet. Bardhi theksoi se Parlamenti do të kthehet në normalitet kur të plotësohen të gjitha kërkesat e opozitës.

“Sot ka patur një diskutim dhe vendimmarrje në parim. Mos ta raportojmë si çështje të mbylllur. Kemi rënë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë, për komisionin për ndërhyrjen e paligjshme për ndërhyrjet në të dhënat e sistemit TIMS. Kemi rënë dakord që çdo ligj që këkron 3/5 të diksutohet në një strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në paritet të plotë mes grupit të PS dhe grupit të PD, me vendimmarrje që merren me konsensusin e të dyja palëve. Dua të vë theksin që për opozitën ka qenë gjithmonë gatishmëria për t’u rikthyer në normalitet në Kuvend, jemi të interesuar që Parlamenti të funksionojë në mënyrë normale, por që kjo të ndodhë duhet të përmbushen tre kërkesat e opozitës”, tha Bardhi.

“Fitoret” e opozitës

Rithemelimi arriti këtë të martë edhe dy “fitore” të tjera, atë të ngritjes së komisioneve hetimore. Nga 8 komisione që u kërkuan nga opozita, është dakordësuar që do të ngrihen dy të tilla, një për sistemin TIMS dhe një tjetër për koncensionet në shëndetësi.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se nesër do të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve që të miratojë ngritjen e komisioneve, pasi të rishikohet objekti.

Por kundër këtyre negociatave, ka reaguar edhe grupimi i PD-së së Lulzim Bashës. Enkelejd Alibeaj ka thënë se PS dhe Rithemelimi janë duke përgatitur marrëveshje okulte mes tyre në kurriz të shqiptarëve./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
PS Reforma Zgjedhore rithemelimi

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi i makinës përplas për vdekje këmbësorin

më shumë...

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ministri Nufi nxjerr pamjet: 3 helikopterë në aksion për shuarjen e flakëve në Delvinë dhe Finiq

më shumë...

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Foto ilustruese
11:01

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi...

10:36

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës...

10:14

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e...

10:05

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në...

9:52

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja...

9:37

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA,...

9:22

Spanja po merr masa për të ndaluar...

8:58

Ministri Nufi nxjerr pamjet: 3 helikopterë në...

8:05

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë...

8:03

Infantino kërkon ndihmën e SHBA për të...

7:42

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve...

7:30

20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik...

7:26

Zjarr i madh në një fshat të...

7:15

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet...

7:12

Trump për Iranin: Janë dyfytyrësh, luten për...

6:42

Tre shenjat e zodiakut që janë të...

6:08

Skandal në Rusi/ Tifozët ekstremistë kundër Dakut:...

6:02

Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti...

5:55

Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat,...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti socialist...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.