Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin, një i...

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e Korçës, dyshohet...

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja: Ishte i...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit...

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku dyshohet se...

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në fshatin Koilac,...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep detaje mbi...

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin shokë fëmijërie,...

Zbardhen negociatat Rithemelimi-PS, çfarë “fituan” demokratët, një kërkesë ende në tavolinë

12 Mars 15:08

Vijon prej disa minutash Konferenca e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimit do të jetë ngritja e komisioneve hetimore, që është kërkuar prej disa kohësh nga opozita. Përveç socialistëve, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço, të pranishëm në mbledhje janë dhe demokratë. Mes tyre, nënkryetarët e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Mësohet se mes Rithemelimit dhe PS është dakordësuar që të ngrihen dy komisione hetimore, nga 8 që ka kërkuar opozita.

Lexo edhe :

Related Posts

Alibeaj "konfirmon" negociatat PS-Rithemelim: Po zhvillohen pazare okulte
Negociatat “trembin” PD-në e Bashës? Kulluri: Ne jemi të qartë në qëndrimet tona
PAKTI/ PS do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Rithemelimin, "anulim loje" për Bashën
Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PS, Salianji kundër negociatave, Noka ngre “flamurin” e fitores
“Tym i bardhë” në Kuvend? A është rastësi apo qëllim katapultimi i Bardhit si zëvendës i Berishës

Më konkretisht është dakordësua që të ngrihen komisionet hetimore për sistemin TIMS dhe koncensionet në Shëndetësi.

45 deputetë të opozitës kërkuan rreth dy vite më parë ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Një tjetër kërkesë që opozita shtroi në tryezë është edhe ajo e komisionit të Reformës Zgjedhore, ku kërkoi përfaqësi të bashkëkryetarit. Por kjo kërkesë e tyre nuk është pranuar filliisht pasi për socialistët do të duhet të pritet rezultati që do të prodhojë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore. Por, mandati i komisionit aktual mbaron në fund të këtij muaji dhe më pas, sipas marrëveshjes do të vijohet me një tjetër komision, që kësaj radhe do të ketë bashkëkryetar, Oerd Bylykbashin.

Pas kundërshtisë së mazhorancës, opozita vijoi rezistencën në Kuvend, ku prej muajsh kanë krijuar kaos dhe tensione të një pas njëshme. Por pas këtyre tensioneve, nga ndërkombëtarët është kërkuar rikthimi i normalitetit parlamentar.

Ndërkohë që mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar Socialist e cilësoi një sinjal të mirë pjesëmarrjen e opozitës për t’u rikthyer në normalitet. Lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, Çuçi tha se kjo e drejtë kushtetuese nuk i është mohuar.

“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar, ka thënë Çuçi.

Më tej ai çmoi rolin e opozitës në Parlament duke përmendur edhe ligje që duan shumicë të cilësuar.

“Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale“, tha Çuçi.

Por kundër këtyre negociatave, ka reaguar edhe grupimi i PD-së së Lulzim Bashës. Enkelejd Alibeaj ka thënë se PS dhe Rithemelimi janë duke përgatitur marrëveshje okulte mes tyre në kurriz të shqiptarëve.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se nesër do të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve që të miratojë ngritjen e komisioneve, pasi të rishikohet objekti./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
negociatat PS rithemelimi

Nga e njëjta kategori

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeminsitrisë

më shumë...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në Korçë (EMRI-FOTO)

më shumë...

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori

më shumë...

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin shokë fëmijërie, 20-vjeçarit iu gjet një thikë në dorë (DETAJE TË REJA)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

6:17

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin...

5:55

Aroma e shtëpisë tregon më shumë nga...

5:49

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima njiheshin!...

5:29

Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë!...

5:18

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e...

5:06

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

4:55

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

4:50

Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës,...

4:36

Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një...

4:31

“Siguria rrugore mbetet prioritet”, Rama: Së shpejti...

4:28

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.