Kreu i Gurpit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ai ka thënë se sot ka pasur diskutime në parim dhe ende nuk janë mbyllur të gjitha çështjet. Bardhi theksoi se Parlamenti do të kthehet në normalitet kur të plotësohen të gjitha kërkesat e opozitës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Sot ka patur një diskutim dhe vendimmarrje në parim. Mos ta raportojmë si çështje të mbylllur. Kemi rënë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë, për komisionin për ndërhyrjen e paligjshme për ndërhyrjet në të dhënat e sistemit TIMS. Kemi rënë dakord që çdo ligj që këkron 3/5 të diksutohet në një strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në paritet të plotë mes grupit të PS dhe grupit të PD, me vendimmarrje që merren me konsensusin e të dyja palëve. Dua të vë theksin që për opozitën ka qenë gjithmonë gatishmëria për t’u rikthyer në normalitet në Kuvend, jemi të interesuar që Parlamenti të funksionojë në mënyrë normale, por që kjo të ndodhë duhet të përmbushen tre kërkesat e opozitës”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *